Ka një muaj që kur këngëtari Shpat Kasapi është fejuar me gocën nga Gostivari- Selvijen.
Shpati dhe Selvija i ndërruan unzata e fejesës me rrethin e tyre familjar pa bërë zhurmë të madhe mediatike.
Por si zakonisht, gazetarët e mediave rozë u kujdesën që të sjellin sado pak pamje nga ai aheng i vogël.
E sot Selvija ka hapur një pyetësor në Instagram duke iu dhënë mundësinë ndjekësve për ti adresuar pyetje të shumta.
Një nga pyetjet ishte se a e ka grimuar ndonjëherë Shpatin?
E meqë është grimere me profesion Selvija ka zbuluar se po madje e gjithë dashuria e tyre ka filluar nga aty, por që detaje tjera rreth njohjes së tyre ka preferuar ti shpalosë në intervistat e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.