×
  • Show Time
  • Show Time

    A e keni ditur që Frroku te “SHPK Nazi” ka qenë zëdhënës i një partie politike

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 15:06

    Armend Baloku është aktor i njohur nga Kosova.


    Ai famën më të madhe e mori tek seriali i njohur “SHPK Nazi” ku luajti rolin e Frrokut.

    Por pak e dinë se vite më parë, Frroku ka qenë i inkuadruar në politikë.

    Ai ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që udhëhiqej nga Nexhat Daci, e cila u formua pas “Kuvendit të karrigeve” të LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Por si politikan nuk i eci mbarë, pasi LDD ku zhvillonte aktualitetin politik u shua pas pak vitesh.

    Megjithatë shuarja e kësaj partie i ka bërë hajr atij, pasi sot Armendi është një nga aktorët më të njohur në vendin tonë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!