Kejsi bashkëshortja e tij ka treguar se do të qëndrojë me të deri në momentet e fundit.
Shpesh herë ajo i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe të shumtë janë ata që i bëjnë bukuroshes brune pyetje në lidhje me Stresin. Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur se nëse do ta linte reperin nëse do t’i ofroheshin 5 milion euro, por përgjigja e saj i ka befasuar të gjithë.

“Se kisha ndërruar as për 5 bilion” ka shkruar Keisi në postimin e saj duke treguar kështu që është çmendurisht e dashuruar me Stresin.
