3 javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj është përballur në studion e Fan Club me pyetjet rreth Donaldit.
Ajo është pyetur nga moderatorja Dojna Mema nëse nga lidhja me Donaldin e kishte menduar pjesën jashtë të publikut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këngëtarja Ramosaj u shpreh se edhe këtë gjë e kishte mendur por që nuk e kishte pritur që gjithë kjo të kishte marrë përmasë kaq të madhe.
“Duke e njohur publikun, duke njohur fansat si këtu dhe jashtë ndodh, fanst lidhen me idetë e çifteve, sot ka çifte që janë ndarë me vite dhe fansat shpresojnë për ribashkimin e tyre, këtë gjë e kisha menduar, e dija se do kishte njerëz se s’do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha menduar se do merrte përmasa kaq të mëdha”, tha Beatrix në Fan Club.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.