Matt Smith, i cili portretizoi Princin Philip në vitet e tij të reja në serialin hit të Netflix “The Croën”, zbuloi në një intervistë se Mbretëresha Elizabeth e ndoqi shfaqjen.
“Kam dëgjuar që mbretëresha e kishte parë. Me sa duket, ajo e shihte atë në një projektor të dielën në mbrëmje”, tha në programin “Today” aktori 39-vjeçar i “House of the Dragon”.
Ndërsa Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 99-vjeçare, nuk e pa serialin, sipas Smith, “Unë e di që Philip nuk e pa. Shoku im u ul pranë tij në një darkë dhe e pyeti. Shoku im tha “Nuk mund të rezistoj. A e ke parë “The Crown”?” Dhe pastaj Filip u kthye dhe i tha: “Mos u bëj qesharak”.
Smith kujtoi gjithashtu një moment kur u takua me Princin Harry në një mbledhje dhe ish-princi bëri një shaka me të. “Harry më thirri gjysh. Nuk mund të pretendoj se e di nëse ai shikon “The Croën” aktualisht, por ai mesa duket e paska parë pak atëherë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.