×
  • Show Time
  • Show Time

    A ishin në një lidhje, Mariza Ikonomi tregon të vërtetën e fotove me Luizin

    Reporteri
    01 Prill 2023 | 8:21

    Mariza Ikonomi ka sqaruar fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet me Luiz Ejllin, banori i Big Brother VIP që ka ‘pushtuar’ faqet rozë.

    Këngëtarët janë përfolur se kanë qenë në histori dashuri, por Mariza ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke sqaruar se si qëndron e vërteta.

    “Sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.S’kemi pasur asnjëherë lidhje. Luizi është një djalë shume i mirë, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, tha Ikonomi në Glamour Zone.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!