Tani që Big Brother VIP Albania është në qendër të vëmendjes mediatike, mund të keni pyetur nëse këta personazhe paguhen.
Sipas The Sun, Women’s Health konkurrentët paguhen.
Sipas Reel Runddown, në vitin 2021, anëtarëve të Big Brother (SHBA) iu dha një pagë prej $1000 në javë.
Sipas TMZ, në janar të vitit 2022 konkurrentë si Lamar Odom, Carson Kressley, Cynthia Bailey dhe Chris Kattan fituan $100,000 vetëm për qëndrimin në shtëpi, pa përfshirë çmimin e madh prej $250,000 për të cilin garonin.
Megjithatë, nga burime zyrtare nuk ka thuajse asnjë informacion për pagat e konkurrentëve të Big Brother. E njëjta gjë edhe për Big Brother Albania.
Thuhet se pagat ndryshojnë nga sezoni në sezon dhe në varësi të faktorëve të ndryshëm, si përvoja, prania në media dhe populariteti. Pagesat dhe kushtet e kontratave me konkurrentët nuk bëhen thuajse asnjëherë publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.