×
  • Show Time
  • Show Time

    A po përfundon rrugëtimi i tij? Luizi parandjen largimin nga shtëpia e Big Brother Vip Albania të shtunën

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 11:14

    Luiz Ejlli ka gjithë ditën e djeshme që thotë se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn.

    Kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”.

    Ndërkohë Ejlli, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.

    Pjesë nga biseda:

    Luizi: Më ka kapur një siklet

    Tani: Për ça?

    Luizi: Se mund të iki të shtunën

    Tani: Kush?

    Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

    Tani: Seriozisht e ke?

    Luizi: Për Zotin po

    Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

    Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

    Tani: Nuk ka shanse

    Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

    Tani: Nuk ka shanse

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!