×
  • Show Time
  • Show Time

    A po vuan Ledri Vula nga kjo sëmundje, i shihet edhe në fotografitë që publikon

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 21:44

    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, vuan nga një sëmundje e quajtur ‘Vetiligo’, e cila shfaqet në lëkurë.


    Ledri Vula është njëri ndër artistet më të dashur për publikun shqiptar. Ai me këngët e tij ka arritur që të mbledhë qindra fansat anë e mbanë trojeve shqiptare.

    Përveç që bëhet pjesë e lajmeve për hitet e tij, Ledri diskutohet shumë edhe nga mediat rozë.

    Në media shkruhet shumë për jetën private të reperit, por asnjëherë nuk është cekur se ai vuan nga sëmundja e quajtur ‘Vetiligo’.

    Në një fotografi që ka postuar reperi javë më parë, shihen në dorën e tij të djathtë shenja të bardhë në lëkurë, e që janë si pasojë e kësaj sëmundje.

    Vitiligo është një sëmundje kronike idiopatike, jo ngjitëse, nga e cila vuajnë 0,5 deri më 2% e njerëzve në mbarë botën. Kjo sëmundje e ndryshon ngjyrën e lëkurës, duke e bërë në vende të ndryshme të bardhë.

    Lëkura mund të ndryshojë kudo në trup, por më së shumti kjo shfaqet në duar, në fytyrë dhe këmbë, shkruan gazetametro. Konsiderohet si e mundur që shfaqja e vitiligos të varet nga një mekanizëm auto-imun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!