Këngëtarja Adelina Ismaili ka thënë se në politikën kosovar ekziston droga, alkooli dhe prostitucioni.
Ajo në një intervistë në T7, duke folur për lidhjen e saj me Ibrahim Rugovën dhe për atë se ai kishte pirë shumë alkool, këngëtarja ka thënë se aktualisht në politikën është edhe më keq, duke thënë se po përdoret edhe droga.
Adelina Isamili ka folur për takimin me Rugovën dhe këngën e bërë për të.
“I kisha 14 vjet kur e kam takuar Ibrahim Rugovën, në fillim të viteve 90-të. Rugova në atë kohë shihej si shpëtim i yni. Ishte bërë modë që të takohesh me Rugovën. ‘Adelinë je duke më fut në borxh se po më këndon për së gjalli’”, tregoi Adelina që i kishte thënë Ibrahim Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.