Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare, ku kohët e fundit kanë ardhur një numër i madh i projekteve.
Më në fund është publikuar kënga e shumë pritur e Adelina Ismailit dhe Rina Balajt.
“Qikat” është shoqëruar edhe me video tejet të veçantë.
Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës, të cilin e kishte sjell vite më parë para fansave.
“Ilegal” është projekti i fundit muzikor i Rinës, i cili numëron mbi nëntë milionë shikime në kanalin YouTube.
Ndryshe, Adelina muaj më parë kishte publikuar këngën “Sa 1000 engjuj” dhe numëron mbi 265 mijë shikime në YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.