×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Tahiri e pranon hapur se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 16:45

    Një pjesë e madhe e estradës i janë nënshtruar operacioneve plastike, por të rralla janë ato që e pranojnë një gjë të tillë, ku gjithmonë shprehen se me kalimin e viteve kanë ndryshuar!


    Por, së fundmi guximin për ta pranuar një gjë të tillë e ka treguar këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Këngëtares i është parashtruar pikërisht pyetje sa i përket operacioneve në fytyrë, e ajo ka vendosur t’i përgjigjet ndjekëses me një video.

    “Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, ka thënë Adelina.

    Tutje, këngëtarja shpjegoi se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera, për shkak se ne shqiptarët kemi gjene shumë të bukura./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!