Adelina Tahiri nuk heziton aspak të shfaqë në rrjete sociale jetën luksoze që bën.
Këngëtarja nga Shkupi edhe kësaj radhe ka treguar para ndjekësve veturën e saj, përmes një Story të publikuar, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Vetura e tipit Mercedes S Class, e cila kapë vlerën e afër 150 mijë eurove, është ajo në të cilën shfaqet këngëtarja.
Adelina ka vite që është martuar me një biznesmen maqedonas me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Jon.
Derisa sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “Falma” i lansuar në muajin qershor të këtij viti./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.