Këngëtarja Adelina Tahiri po shijon pushimet në bregdet. Dhe ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, foto nga pushimet e veshur me bikini.
Adelina Tahiri ka pozuar pa komplekse duke treguar trupin e saj me strija dhe rrudha në rrjetet sociale.
Këngëtarja vendosi që të mos vendosë asnjë filtër në imazhin e saj, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.
“Super dhe me pëlqen që s’ka filtra foto! Je dashuri!!!! Trup super dhe real❣️”- shkroi një prej ndjekësve.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Po më pëlqen shumë kjo foto dhe e di pse? Sepse tregon vetveten, vlerat e jetës, të qenurit nënë me të mirat dhe problemet e saj! Jam nënë vete dhe di të them që çdo problem në lëkure është një ndjenje e ëmbël, ndjenjë e dhënies së jetës!❤️”
Por kishte edhe të tjerë që vunë në dukje problemet e saj në trup të shkaktuara nga lindja e djalit.
“Barku me rudha rudhaaa opaaa”- shkroi një prej tyre.
Megjithatë kanë qenë ndjekësit e tjerë që i kanë ndalë në mbrojtje këngëtares.
“Nuk i kuptoj njerëzit përse gjykojnë. Ajo është nënë o njerëz, kur përdor photoshop e ofendoni pse përdor, tani nxjerr foto pa filter filloni prapë ofendoni, një femër është e bukur se sjell në jetë një femijë a kuptoni? A nuk e shikoni ndonjëherë trupin e nënës tuaj që të kuptoni çfarë është të lindësh një fëmijë? Normal trupi do prishet nuk është si më parë, mos filloni me ofendime. Adelina je super e dashur????”- komentoi një ndjekëse.