×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Thaçi kujton babain e ndjerë në ditëlindjen e tij: Do e pi një gotë për ty

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 17:17

    Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtaren Adelina Thaçin.

    13 korriku po shënon ditëlindjen e babait të saj tashmë të ndjerë, humoristit Rasim Thaçi – Cima, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të tij, ndërsa ka shkruar fjalët më prekëse për të.

    Por, edhe pse ai nuk jeton më, këngëtarja premton se do e pijë një gotë për të sot.

    “Urime ditelindja babai. Çdo festë e ditëlindje qenka vështirë shumë, sot viberi më alarmoj për ditëlindjen tënde, e i pashë dhe fjalët e fundit që i kemi shkëmby, haj bre babë fort u mërzita. Shpirti tu bëftë dritë. Edhe sot do ta çoj një gotë për ty, edhe pse do ta kem vështirë me përbi. Thjesht më mungon përqafimi yt, fjalët, zani, gjithçka”, ka shkruar Adelina.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!