×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Thaçi merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 0:00

    Edhe Adelina Thaçi është imunizuar.


    Këngëtarja kosovare e shumëpëlqyet nga publiku për stilin serioz të saj kantreguar se ka marrë dozën e dytë të vaksinës, shkruan lajmi.net.

    Lajmin e bëri të ditur me anë të një foto të postuar në instagram, meqë rast edhe bëri apel që të vaksinohen të gjithë.

    “U vaksinova edhe me dozën e dytë, vaksinohuni edhe ju shpëtoni jetë”, ka shkruar ajo sipër imazhit.

    Kujtojmë se Adelina ishte një nga personazhet vip që u infekua me covid 19 në muajin korrik të vitit të kaluar.

    Po ashtu pikërisht ishte Covid 19 ai që ia mori nga jeta babin e saj, aktorin e njohur Rasim Thaçin në mars të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!