×
  • Show Time
  • Show Time

    Adhurim Demi: Ska faj Albini, s’munet me shku derë më derë me i lutë njerëzit mu vaksinu

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 16:50

    Pasi numri i viktimave ditën e djeshme shkoi në 36, reagimet ishin të shumta edhe nga figurat e njohura.


    Aktori Astrit Kabashi përmes një shkrimi në Facebook tha se nuk është turp dorëheqja, pasi sipas tij e turpshme është të fshihesh edhe pas këtyre rasteve, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Por, me Astritin nuk po pajtohet aktori kosovar, Adhurim Demi, i cili ka komentuar në statusin e Kabashit, derisa i ka thënë se Albin Kurti nuk është fajtor, por vet qytetarët.

    I njëjti ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të shkoj në secilën shtëpi, e derë më derë për t’i vaksinuar qytetarët.

    “Unë mendoj se komplet fajet i ka populli vet, se nuk janë ruajtur, s’kanë dashur të vaksinohen. Albini nuk ka kapacitet me shku shpi më shpi, derë më derë, e mi lut njerëzit me shku me marrë vaksinën”, shkruan aktori Demi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!