×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi e quan “La bomba” Arta Nitajn

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 7:13

    Arta Nitaj ka postuar edhe sonte një foto të nxehtë në rrjetet sociale.


    Bukuroshja kosovare, ju kthye gjatë kësaj jave përsëri Dubait, qytetin e mëkateve të lindjes që ajo nuk e kishte vizituar gjatë verës.

    Ajo është kthyer dhe pothuajse çdo natë poston fotografi të nxehta në rrjetet sociale. Sonte ajo e ka bërë një të tillë ku ka të veshur pantallona të gjelbër dhe një triku ku shfaqet beli i saj i hollë.

    Ajo që është vërejtur në postimin e saj ishte komenti i deputetes së VV-së, Adriana Matoshi e cila ka shkruar “La Bomba”.

    Kujtojmë se Adriana ka luajtur bashkë me Artën në serialin humoristik “O sa mirë”, nga i cili serial Arta e mori edhe famën e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!