×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi ironizon me kolegët që po aderojnë në parti politike

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 19:38

    Adriana Matoshi ka ironizuar jo pak me kolegët e saj artisë të cilët po aderojnë në parti të ndryshme politike.


    Ajo ka shkruar në Facebook se po ateron në “Toronto International Film Festival”, në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë, ku do të prezantohet me filmin “Zana”, shkruan Reporteri.net.

    “Kolegët e mi po aderojnë në parti politike, unë kismet po ateroj në Toronto Film Festival, së shpejti filmi “Zana” premierë edhe në Prishtinë”, ka shkruar mes të tjerash Adriana.

    Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. /Reporteri.net/.

    Kjo ngase ditë më parë, bashkëpuntorët e “Sasës” në serialin “O sa mirë”, Jeton Zogjani dhe Arta Nitaj aderuan në parti të ndryshme politike.

    Përveç tyre, në prag të zgjedhjeve kalimin në parti politike e bënë edhe disa personazhe të tjera publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!