Adriana Matoshi duket se po shijon në maksimum lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld.
Deputetja kosovare, njëherit edhe aktorja e njohur është shprehur se ndjehet tejet e lumtur me partnerin që ka për krah, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Së fundmi çifti kanë dalë për të darkuar, derisa Keith ka zgjedhur të publikoj një fotografi ku të dy i mbajë dorën njëri-tjetrit.
“Dashuria ime e pafund”, ka qenë komenti i aktores në postimin që ka bërë Keith.
Ndryshe, aktorja javë më parë u shpreh se vajzat do ishin me fat nëse do të kishin një partner siç është i dashuri i saj, Keith.
Theksojmë se nga martesa e saj e parë, aktorja ka katër fëmijë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.