×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi reagon pas lajmeve të rreme për të dhe të dashurin e saj

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 13:15

    Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi ka paralajmëruar të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin e saj duke trilluar lajme të pavërteta se do të përballen me gjykatën.


    Matoshi ka shkruar se kohëve të fundit ka hasur në shumë lajme të tilla, të cilat sipas saj po bëhen vetëm për klikime.

    “Që disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve. Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto ” portale “”, ka shkruar mes tjerash Matoshi në llogarinë saj në Facebook.

    Reagimi i plotë:

    Përshëndetje miq,

    Tash e sa kohë më jemi mësuar me degradimin e gazetarisë në vendin tonë.

    Që disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve.

    Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto ” portale “.

    Përmes këtij statusi unë dua që t’i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën.

    Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t’i ndalni këto gjana mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër.

    Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!