Afërdita Dreshaj ka ndarë me fansa detaje nga shtatzënia e saj.
Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, për pak muaj do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e shtatzënisë e bëri të ditur që në muajt e parë.
Modelja e njohur nuk ngurron aspak të ndajë eksperiencën e saj deri tani ku ka çuditur fansat me një deklaratë së fundmi.
Një ndjekëse pyeti atë se a e lodh shtatzënia sepse i duket se është tejet aktive, që bëri Afërditën të zbulonte faktin interesant.
“A të lodh shtatzënia sepse të shoh që je shumë aktive”, pyeti ndjekësja.
“Kam një super energji, të gjithë çuditen me mua”, ishte përgjigja e Afërditës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.