Turma të mëdha të qytetarëve janë parë duke festuar fitoren e Vetëvendosjes në Podujevë, ndërkohë që kishte turma edhe në zyret e LDK-së para shpalljes së rezultateve.
Kjo ka bërë që të reagoi ashpër këngëtari Afrim Muqiqi i cili në mënyrë ironike ka thënë se nga nesër do t’i fillon dasmat.
“Është një porosi ironike se pse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë këta politikanë që na kanë thënë të mbajmë distancën e të ndalojnë një aheng familjar. E dini fare mirë se sa na kanë premtuar. Jo vetëm sektorin e hotelierisë por të gjithë deri në bujqësi. Është tallje”, ka deklaruar ai në TV Duakgjin.
I pyetur se a është ky revoltim i tij pasi humbi LDK-ja, ai ka mohuar duke thënë se nuk është pjesë e asnjë partie.
“Absolutisht jo, unë jam i popullit që 33 vite nuk jam me asnjë parti. Ka qenë një masë e pakontrolluar. Gjatë gjithë kohës na kanë thënë të mbajmë maskat e distancën”, tha Muqiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.