Blero Muharremi dhe Afrona Dika vitin e kaluar i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare. Çifti, që u martuan në një ceremoni madhështore në 2017, i ndanë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin.
Blogerja shqiptare së fundmi është rikthyer me një rrëfim për ndarjen e mes tjerash ka dhënë detaje edhe për romancën e saj të re.
E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.
“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse martesa e tyre është kryer me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.
Sidoqoftë, Dika u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.