×
  • Show Time
  • Show Time

    “Agresivitet, ton i ashpër”, Nita flet për mesazhet që i dërgoi Zhaklina

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 8:10

    Zhaklin Lekatari dhe Nita Latifi janë përfshirë në një debat virtual. Gjithçka nisi kur këngëtarja reagoi në lidhje me një deklaratë që opinionistja bëri teksa ndodhej në Serbi. Lekatari u shpreh se atje ndihej e sigurt pasi nuk kishte shqiptarë.

    Pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti ‘hipokrizi të gjallë’ këtë deklaratë, Zhaklina e konsideroi Nitën si ‘pseudokëngëtare’.

    Ndërkohë Nita në një Instastory zbuloi se Zhaklina i kishte dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

    E ftuar në “Prive”, Nita u pyet për këto mesazhe zanore dhe ish-banorja tregoi:

    “Komunikimi mes meje dhe Zhakut mbetet diçka private. Mund t’ju them që ka pasur një agresivitet, ton të ashpër, ofendime dhe komentoi karrierën time, që mu duk gjë qesharake.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!