×
  • Show Time
  • Show Time

    Aida Doçi: Në estradë ka shumë njerëz që s’i kanë dy lidhje me kokë

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 14:02

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është rikthyer në një interviste televizive pas një kohe relativisht të gjatë.


    Ajo është përgjigjur në 50 pyetje të ndryshme në lidhje me jetën e saj personale dhe atë profesionale, ku ndër të tjerash ka folur edhe për një periudhë mjaft të vështirë të jetës.

    Doçi u shpreh se kishte përjetuar depresion vitin e kaluar kur zyrtarizoi martesën e saj me Naser Qelin – e shkas për atë gjendje u bënë komentet e ndryshme negative lidhur me jetën e saj.

    Ndërkohë, Aida nuk hezitoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se “sa për qind të estradës mendon se janë të mbivlerësuar”, ku u shpreh se i vjen keq që në fakt ka shumë të tillë në estradë.

    “Nëse deri në 100 për qind, e kisha kalu 100 për qindëshin, ka shumë prej tyre që…s’e di, ndoshta palidhje që unë po e them ama, sigurisht e dijnë krejt njerëzit që munden të vlerësojnë edhe kanë vesh të muzikës mund të dijnë që ka shumë njerëz në estradë fatkeqësisht që nuk i kanë dy lidhje me kokë, më fal që po tregohem shumë e drejtpërdrejt”, tha kënngëtarja Doçi në “Prive”.

    E njëjta përndryshe tregoi në pyetjet e radhës edhe se ka votuar gjithsej dy herë në jetën e saj dhe mendon se do të dalë prapë në zgjedhjet e tetorit këtë vit për të kryer obligimin e saj qytetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!