×
  • Show Time
  • Show Time

    Aksidentohet autorja e “Për’puthen”, pyetet për emisionin pas aksidentit

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 14:37

    Autorja e emisionit “Për’Puthen” ka njoftuar se është aksidentuar ditën e sotme, përcjell Reporteri.net.

    Me anë të një postimi pnë Instagram, në “Instastory” ajo ka treguar se është aksidentuar me makinën e saj të re, të cilën ka vetëm tre muaj që e ka marrë, ndërkohë që ajo thotë se është përplasur nga disa studente.

    “Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente”, shkruan ajo

    Olsa shtoi gjithashtu se të pranishmit në aksident nuk u interesuan për ngjarjen, por e kanë pyetur për ngjarjet në “Per’Puthen”.

    “E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen” tregoi tutje ajo.

    Tani është sezona e tretë e “Për’puthen’ teksa është duke vazhduar me episode të ndryshme.

    Foto:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!