×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori Fatmir Spahiu propozon që në Kosovë të ngritet një momument për mërgimtarët

    Reporteri
    18 Korrik 2023 | 10:45

    Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka propozuar që në Kosovë të bëhet një monument që do të quhej “Përmendorja e mërgimtarit të panjohur”.

    Spahiu ka thënë se me këtë monument do të  identifikoheshin të gjithë mërgimtarët, të gjithë ata që lanë vendin e vet për çfarëdo arsye dhe në periudha të ndryshme, për arsye te ndryshme.

    Postimi i tij i plotë:

    Miq, isha tu mendu,
    Vendi jone duhet me pas monument qe do te quhej;
    “Permendorja e mergimtarit te panjohur”
    Nje vend ose nje monument me te cilin do te identifikoheshin te gjithe mergimtaret, te gjithe ata qe lane vendin e vet per cfardo arsye dhe ne periudha te ndryshme, per arsye te ndryshme.
    Nuk e di dizajnin, ndoshta dicka si skulptura “udhetari” e franqezit, Bruno Catalano. Artista?
    Qyshdokoft, kontributi i tyre ka qene dhe mbetet ikonik.
    Krejt e dojme Kosoven, por kur je jashte, dashuria eshte ma ndryshe diqysh, me ma shume lot.
    Mireseerdhet bashkeatedhetar, knaquni deri ne hava.
    Me juve Kosova eshte e plote.
    Me juve Kosova eshte full casko!
    Ju duam 🤗

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!