×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori Genc Fuga në “luftë për jetën”, sa para dhanë VIP-at shqiptarë

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 19:38

    Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar. Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.

    Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord.

    Kolegë e personazhë publik kanë dhënë gjithashtu ndihmën e tyre monetare, ku nuk kanë nguruar të shfaqin edhe emrat e tyre krah shumës së dhuruar. Kjo ka bërë që edhe në këtë rast interesi publik të jetë i lartë.

    Aktorja Eni Jani ka falënderuar publikisht të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht spitalin Amerikan për përkushtimin dhe profesionalizmin ndaj bashkëshortit të saj në këto ditë të vështira për artistët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!