30 vite pasi “Home Alone 2: Lost in New York” pushtoi botën, Joe Pesci, i cili luajti rolin e njërit prej hajdutëve, ka rrëfyer detaje rreth filmit ikonik. Në një intervistë për People, 70 vjeçari zbuloi se gjatë njërës prej skenave komike me Kevinin pësoi djegie të rënda në kokë.
Bëhet fjalë për skenën kur ai djeg kokën dhe vrapon për ta zhytur në dëborë. “Përveç goditjeve të pritshme, mavijosjeve dhe dhimbjeve që do t’i lidhni me atë lloj humori të veçantë, unë pësova djegie të rënda në majë të kokës gjatë skenës ku i vihet zjarri kapelës së Harrit”.
Djegiet: 79-vjeçari Pesci foli për vazhdimin me People, duke zbuluar se një nga shakatë e Kevinit në film e la atë me ‘djegie të rënda’ në kokë.
Pesci tha se Macaulay Culkin, që luajti rolin e Kevinit ishte një fëmijë i ëmbël dhe shumë profesionisht për moshën e tij të re. “Kam kufizuar qëllimisht ndërveprimet e mia me të për të ruajtur dinamikën mes personazhit të tij, Kevinit, dhe personazhit tim Harry”, tha ai duke shtuar, “Doja të ruaja integritetin e marrëdhënies kundërshtare”./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.