Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, do të vjen për herë të parë në Kosovë. Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë më 16 korrik.
Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve. Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një video.
Për ardhjen e aktorit belg ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”, ka shkruar Lladrovci në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.