Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë, kanë mbetur të vdekur aktori i serialit të famshëm “Kurulus Osman”, Cagdas Cankaya dhe gruaja e tij, muzikantja Zilan Tigris.
Vdekjen e aktorit dhe gruas së tij e ka konfirmuar produksioni i serialit, përmes një postimi në Instagram.
“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Cagdas Cankaya, aktorin e çmuar të serialit tonë, si dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris. Zoti i mëshiroftë të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet. Shprehim ngushëllime për të afërmit e tyre. U prehshin në paqe”, thuhet në postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.