×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i serialit “Squid Game” ju thotë fansave të tij: Faleminderit që më bëtë milioner

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 14:23

    Aktori i serialit “Squid Game”, Heo Seung-tae i cili luajti rolin e gangsterit Jang Deok-su, ka bërë një postim në Instagram, dedikuar fansave të tij.


    Ai përmes këtij postimi i ka falënderuar ata për gjithë mbështetjen e dhënë, shkruan “The Independent”.

    “Faleminderit që më bëtë milioner”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

    Ky shkrim u komentua shumë, sepse njerëzit mendonin se ai e kishte fjalën për pasuri, por në fakt po i referohej numrit të ndjekësve në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!