Aktori i njohur kosovar i cili bëri bujë në serialin “Schengen Visa”, Lulzim Bucolli ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.
Ai ka shfryer mllefin e tij ndaj njerëzve që jetojnë në Kosovë duke i konsideruar ata si “lopë të gjalla”, shkruan Reporteri.net
Bucolli ka ironizuar edhe me faktin se Kosova ende është pa viza dhe kjo është ndër arsyet kryesore se pse kosovarët janë njerëz të egër dhe të frustruar.
Ai ka shkuar aq larg duke thënë se Kosova ka aq shumë njerëz ‘lopë’, saqë mundësia që t’i shmangesh atyre dhe të shpëtosh pa e ‘therrë’ dikë dhe të përfundosh në burg është shumë e vogël.
Kjo është videoja që aktori kosovar ka shpërndarë në facebook.
Kujtojmë që Bucolli luan rolin e ‘Xhekut’ në serialin e shumë pëlqyer kosovar, “Schengen Visa”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.