Rreth 2000 tifozë anglezë vikendin e kaluan në Prishtinë ku ju bërë një pritje tejet e ngrohtë.
Kjo mikpritje i ka pëlqyer edhe producentit dhe aktorit, Shkumbin Istrefi, i cili përmes një shkrimi të bërë së fundmi në Facebook ka thënë se marketingu që iu ka bërë Kosovës ka pas efekt pozitiv, saqë asnjë kompanjë e sponzorizuar nga shteti nuk do ta arrinte, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Marketingu qe iu ka be Kosoves me mikpritjen (apo servilizmin, si te doni quajeni) ndaj Anglise, ka pase efekt pozitiv aq te madh sa qe asnje kampanje e sponzoruar nga shteti nuk do ta arrinte. Kjo mikpritje eshte financuar nga xhepi privat i njerezve te mire qe ndiejne obligim te nderojne sado pak nje shtet e popull qe na u ka gjetur ne kohen me te veshtire per ne.
Kampanja “Young Europians” ka kushtuar “hell of money” dhe efekti nuk i dihet. Eshte paguar prodhimi i spotit dhe mediat qe e kane shfaqur.
Kampanjen e mikpritjes e kane paguar qytetaret vet dhe e kane mbeshtetur tifozet angleze, kombetarja angleze dhe te gjitha mediat ne Britani.
P.S. Ndihem i nderuar qe kam shoke qe kane qerasur tifozet angleze me qindra euro.
Ne traditen tone, pavaresisht marredhenieve qe jane ne shtepi, MIKU pritet e nderohet.
https://www.facebook.com/isstraa/posts/2585428898210345
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.