×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori shqiptar motivon njerëzit që të vaksinohen, do të shkriheni së qeshuri me videon e tij

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 17:42

    Aktori shqiptar nga Maqedonia, Xhevdet Jashari ka zgjedhur një formë interesante për t`i vetëdijësuar qytetarët për rëndësinë e vaksinimit kundër Covid-19.


    Në një postim në Facebook, Jashari apo “Arifikmeti” i serialit “O sa mirë”, iu ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen në mënyrë që telefonat e tyre të mos bijnë në duar të bashkëshorteve të tyre, në rast se ata sëmuren nga Korona.

    “Mos thoni që nuk ua kam thënë, e kam marr vesh sot kur isha në spital për një punë tjetër dhe më treguan mjekët që nëse rastësisht, zoti mos e bëftë, të bije Korona, bëhesh pozitiv dhe bëhesh pak keq dhe në vend të punës të çojnë në spital, a e dini kujt ja japin telefonin, gruas. Kështu që vëllezër, më mirë shkoni vaksinohuni sesa të ju gjej ndonjë e keqe me telefonin”, thotë Jashari në video-mesazhin e publikuar në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!