×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e Hollywoodit bëhet nënë për herë të tretë në moshën 44-vjeçare

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 7:24

    Aktorja e njohur e Hollywood-it, Mila Jovovich dhe bashkëshorti i saj Paul WS Anderson kanë pritur së fundmi bijën e tyre të tretë duke e quajtur Osian.


    Lajmi u bë publik nga vajza 12-vjeçare e Jovovich, Ever përmes faqes së saj në rrjetet sociale.

    Ever ka ndarë gëzimin me ndjeksit përmes postimit të një fotoje të familjes së saj në Instagram, krahas së cilës shkruan:“Mirëpresim beben!”

    Në foto shihet Jovovich në spital duke mbajtur në krahë të sapolindurën ndërsa Anderson qëndron pranë Ever dhe motrës së saj katër-vjeçare Dashiel mbi krevat.

    Jovovich në gusht bëri me dije se ishte shtatëzënë dhe priste një vajzë. Ajo po ashtu u tregoi fansave se kishte emocione të përziera pasi që pavarësisht gëzimit, i frikësohej faktit se për arsye të moshës dhe humbjes së një fëmije më parë mund të humbëte sërish të voglën e saj.

    “Pasi zbulova se isha shtatzënë kishta ndjenja të përziera gëzimi e frike prej moshës sime dhe faktit që kam humbur një famijë më pare. Përpiqesha të mos lidhem shumë me beben e mundshme”, shkruante Jovoviç.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!