Ylli, Kate Hudson, ka pranuar se asnjëherë nuk përdor deororant duke thënë se i pëlqen të jetojë natyrshëm.
45 vjeçja për këtë ka treguar në emisionin “Watch What Happens Live”, ku u pyet rreth higjienës së kolegut të saj Matthew McConaughey, me të cilin ka luajtur në filmin “Fool’s Gold”.
Kur u pyet nëse ajo e ka detyruar Matthewn të vendoste deodorant ajo u përgjigj duke thënë se ai asnjëherë nuk e bën këtë.
“…dhe meqë ra fjala, as unë. Jemi natyral. Puna është që ia ndija erën sepse ishim shumë të afërt”, ka thënë aktorja.
Aktori më parë pati thënë se nuk përdor deodorant e as parfume pasi preferon erën natyrale që ka.
“Thjeshtë asnjëherë se kam përdorur. As kolonjë e as deodorant. Gratë në jetën time, përfshirë nënën, më kanë thënë: ‘I vjen era e mirë edhe natyrales, një: i vjen era burrë, dhe dy: i vjen era jote”, pati thënë Matthew për revistën Maxime.
Në një tjetër intervistë me revistën “Playboy”, ai pati treguar se si Kate e merrte një deodorant natyral në xhirime dhe i thoshte atij që ta përdor.
“Ajo gjithnjë e merrte njëfarë guri me krip, që është deodorant natyral dhe më thoshte ‘të lutem a mund ta vendosësh këtë?’, por thjesht asnjëherë se kam vënë, as deodorantin, as kolonjën”, pati thënë ai.
Matthew gjithashtu pati thënë se higjienën personale e merr shumë seriozisht pasi bën dush disa herë brenda ditës dhe dhëmbët i lanë afërsisht pesë herë në ditë.
Aktorja Yvette Nicole Brown, që ka luajtur me Matthewn në filmin “Tropic Thunder”, pati thënë se ani pse ai nuk përdor deodorant nuk është së i vjen era e keqe.
“Më kujtohet kur Matthew me pati thënë se nuk e ka zakon të përdor deodorant dhe vendosa t’i afrohem sa më shumë në mënyrë që të di a është e vërtetë. Ai nuk kundërmon, ai ka një erë natyrale shumë, shumë të ëmbël dhe nuk është erë e keqe”, pati thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.