Mijëra qytetarë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë, ndërsa shteti nuk po mundet t’i ndihmojë.
Një prej atyre që ka mbetur pa punë është edhe aktorja Besnike Arifi, e cila përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka humbur dy vende të punës, ndërsa thotë se 260 euro s’i mjaftojnë për t’i kryer obligimet që i ka.
Postimi i saj:
Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:
Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.
Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.
Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.
Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.
Te dyja i humba, shkaku jush.
I vetmi ishte Teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.
Kete vend pune e humba shkaku jush.
Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.
Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.
Ju falemnderit.
https://www.facebook.com/ekinseb/posts/10157113479251883