×
  • Show Time
  • Show Time

    Alaudin Hamiti tregon pse vendosi ta prezantojë me Jonida Vokshin “BB VIP Kosova”

    Reporteri
    19 Tetor 2022 | 19:24

    “Big Brother VIP Kosova” do të fillojë së shpejti. Prezantuesit e tij do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa opinionist Olti Curri.

    Alaudini ka treguar se i është bërë oferta për ta prezantuar edhe si i vetëm “Big Brother VIP Kosova”, por bashkë me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhni edhe Jonidën. Sipas tij, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

    “Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini në “ABC e Mëngjesit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!