Këngëtari nga Shqipëria është gati për dy ndeshjet e sotme të kombëtareve shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së sotme, në të njëjtën orë, Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë do të luajnë ndeshjet e tyre të radhës për kualifikimet për Euro 2020.
Kosova përballet me Anglinë në Britani ndërsa Shqipëria pre Islandën në ‘Elbasan Arena’, në ndeshjet që fillojnë nga ora 20:45.
Me këtë rast, këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka bërë një postim me të cilin i thotë shqiptarëve që të përkrahim të dy kombëtaret.
“E di qe ne zemer do qendronte me mire nje kombetare e bashkuar per te gjithe shqiptaret por ne pa mundesi kemi fatin te mbeshtesim dy skuadra.
Le te shikojme aspektet pozitive!
2 eshte shume se 1!
2 arsye per t’u mbledhur e per te festuar!
2 ekipe qe flasin shqip kudo ne bote!
2 ekipe qe perfaqesojne e promovojne kulturen e traditat e nje kombi!
2 mundesi per t’u kualifikuar, (kur njera deshton ndoshta tjetra triumfon).
2 here arsye per t’u ndjere krenare!
2 anetare te nje familje!
Suksese Shqiperi ?? Suksese Kosove ??
Suksese Shqiptari ??”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.