Albina Kelmendi duket se mund ta prekë sërish skenën e “Eurovizionit”. Ajo ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm.
“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”.
Kjo nuk do ishte hera e parë që një artist shqiptar këndon për një tjetër vend në kompeticionin evropian, ndërsa kujtojmë rastet e Qipros dhe Italisë.
Po ashtu, ajo ka treguar për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm.
“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa na finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë“, rrëfeu këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.