×
  • Show Time
  • Show Time

    Alketa Vejsiu rikthehet në Sanremo 2021! Këtë radhë me një status tjetër

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 21:46

    Alketa Vejsiu do të prezantojë sërish festivalin Sanremo. ‘Duket tashmë e sigurt” shkruajnë disa nga mediat italiane.


    Më konkretisht e përjavshmja ‘Chi’ shkruan se më 2021 do të jetë Alketa Vejsiu ajo që do të prezantojë në skenën e Sanremos, por kësaj here ndryshe. Sipas ‘Chi’, prezantuesja e njohur shqiptare do të jetë e vetme në prezantim në njërën nga 5 netët e festivalit të 71-të të Sanremos.

    “Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e shkuar në Festivalin e Sanremos, do të jetë një ndër prezantueset e kastit në edicionin e ardhshëm, me një rol krejtësisht të sajin”-shkruan e përjavshmja italiane ‘Chi’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!