×
  • Show Time
  • Show Time

    Alla kosovarçe: Vjehrra ia uron ditëlindjen, Dua Lipa e shpërndan

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 12:58

    Dua Lipa dje ka festuar ditëlindjen duke mbushur kështu 24 vjet, por sukseset e këngëtares shqiptare kanë befasuar të gjithë pasi në një moshë të re ka arritur të depërtoj furishëm në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.

    Një vajzë nga Prishtina e cila e pushtoi botën me muzikën e saj padyshim se ka qenë një promovim i mirë për të gjithë shqiptarët.

    E me rastin e ditëlindjes, Dua ka marrë shumë urime, qoftë nga familja, miqtë, kolegët apo edhe fansat e saj të shumtë.

    Ajo që ka rënë në sy është edhe urimi i vjehrrës së saj, pra nënës së Anwar Hadid të dashurit të saj me të cilin tanimë ajo po del hapur.

    Dua nuk ka hezituar ta publikoi edhe në llogarinë e saj në Instagram urimin qe ia ka bërë vjehrra e saj Yolanda Hadid.

    “Happy 24 Beautiful” : i ka shkruar ajo Dua-s duke lënë të kuptohet se ato mund të kenë një mardhënje shumë të mirë mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!