Çiftin Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman i kemi parë shpesh sa në Stamboll e sa në Tiranë dhe duket se është pikërisht aktori turk ai që e nxit Almedën për ta vizituar sa më shpesh kryeqytetin shqiptar.
Në intervistën për emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja tregoi se ka një arsye shumë të veçantë se pse partneri i saj është kaq i lidhur me Tiranën.
“Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë. Tiranën ai e adhuron, madje edhe më shumë se unë. Nuk e kam ditur pse ishte kaq i lidhur me Tiranën derisa më shpjegoi arsyen. Më tha se i kujtonte Stambollin e viteve ‘90, pa kaos, pa stres e me njerëz të ngrohtë”, u shpreh Almeda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.