×
  • Show Time
  • Show Time

    Altrina Kiqina, rrëmben kurorën “Miss Shqiptarja në Botë”

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 16:55

    Kurora arrin vlerën e 10 mijë eurove Bukuroshja nga Drenica, Altrina Kiqina ka rrëmbyer kurorën e spektaklit “Miss Shqiptarja në Botë” për vitin 2019.


    Altrina fitoi kurorën magjike të stolisur me gurë diamanti dhe të flakëruar në flori, në vlerë rreth 10 mijë euro.

    Eventi që mbanë vulën e producentit, Ilir Geci dhe “Gecjan Fashion Group”, këtë vit është mbajtur në Tiranë, përcjell rtv21.tv

    Krahas Altrina Kiqinës, çmime fituan edhe 12 vajza tjera, të cilat fal një marrëveshjeve nga organizatorët, ato kanë fituar mundësi studimi në këtë kolegj.

    Kujtojmë që para eventit ishin premtuar 20 mijë euro shpërblime, megjithatë si çdo herë edhe kësaj radhe shifrat ishin më të larta.

    Sipas vet organizatorëve shpërblimet dhe dhuratat kapën shifrën e 30 mijë eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!