×
  • Show Time
  • Show Time

    Ambicioze e suksesshme, por edhe e lumtur, kështu e cilëson këngëtaren shqiptare revista “Marie Claire”

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 20:02

    Rita Ora është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.


    Bukuroshja jonë gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Kroaci, ku ka mbajtur një koncert në qytetin e Zarës.

    Gjithashtu 28-vjeçarja është mjaft aktive edhe në dhënien e intervistave të ndryshme për gazetat e mëdha botërore.

    Së fundi, biondina ka folur për revistën e mirënjohur për femra, “Marie Claire” teksa është edhe në ballinën e gazetës.

    “Ambicioze, e lumtur dhe e suksesshme”, kështu e cilëson mediumi artisten shqiptare, e cila do të jetë në ballinën e muajit tetor.

    Ndryshe, Ora është duke punuar edhe në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!