Amos Zaharia dhe Dea Mishel ishin dy banorët të cilët u komentuan për raportin e tyre që krijuan gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Madje ata u panë aq të afërt saqë u aludua se mes tyre mund të ndizej dhe ndonjë romancë.
E tashmë që Big Brother VIP mbaroi dyshja janë takuar sërish me njëri-tjetrin gjatë natës finale por nuk kanë biseduar gjatë.
Këtë gjë e tregoi vetë aktori i cili gjatë një interviste për “Revistën Class” u shpreh se do i lërë pak kohë që blogerja ta marrë veten pas daljes.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten”, tha Amos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.