×
  • Show Time
  • Show Time

    Ana pranon publikisht se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 22:44

    Ana ka pranuar se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku.

    Një debat i ashpër lindi në studion e “Për’Puthen” mes Arjan Konomit dhe Anës sot.


    Teksa kjo e fundit ndodhej në një lidhje të drejtpërdrejtë për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni.

    Ana tha se kësaj historie do t`i shkojë deri në fund sepse ajo është e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie me askënd.

    Kur u pyet nga Andi se a i ka kërkuar Arjoni asaj të krijojnë familje, Ana u përgjigj se po vetëm kjo pjesë është e vërtetë dhe asgjë tjetër.

    “Pjesa kur të ka thënë merri rrobat eja jetojmë bashkë, është e vërtetë?” pyeti Andi.

    “Po po kjo është e vërtetë, por për pjesën tjetër asgjë nuk është e vërtetë”, u përgjigj Ana tejet e sigurt se gjithçka tjetër është vetëm fantazi e Arjonit.

    Ana shtoi se ajo do t`i shkoj kësaj historie deri në fund me ndihmën e ligjit për të drejtuar të gjithë këtë situatë, duke mohuar kategorikisht se ndodhi ndonjë gjë mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!