Andi Artani është një nga djemtë më të komentuar të sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Ai mori famë sidomos nga lidhja me Jasminën që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale me ulje-ngritjet e shumta.
Ndonëse dolën çift nga emisioni, ata u ndanë pak ditë me pas duke bërë deklarata të ndryshme për njëri-tjetrin. E teksa Jasmina ka treguar se ka nisur një lidhje të re, Andi vijon të jetë “single”.
Por, kush nga vajzat e këtij sezoni i pëlqen ish-konkurrentit? I ftuar në “60 sekonda” ai u pyet se me cilën vajzë nga sezoni i ri do të dilte.
“Ritvanën se shumë e shkathët dhe Mikelën”, u përgjigj Andi. Ndërsa i pyetur se kush është kopja e tij nga meshkujt këtë sezon ai tha se është problem të jesh kopja e tij.
Së fundmi, Andi është përfolur se do jetë pjesë e “Big Brother VIP”, megjithatë nuk dihet ende sa e vërtetë është kjo pasi ai nuk ka reaguar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.